Një sasi tritoli shpërtheu brenda një pallati 12 katesh në lagjen "29 Nëntori" mëngjesit të sotëm në orën 02: 50 minuta. Sipas një njoftimi paraprak të policisë së Vlorës eksplozivi shpërtheu në shkallët që lidh katin e 10-të me të 11-tin, ku banon kreu i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi. Disa kate më poshtë banon i pari në listën për kandidat të LSI -së Shkelqim Selami. Eksplozivi i cili mendohet të jetë nga 200 gram deri në 500 gram ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
