Surprise Me!

Buçkovski: Nuk pres ndryshime spektakulare në LSDM

2015-08-21 1 Dailymotion

Ish lideri i LSDM-së Vllado Buçkovski nuk pret ndryshime spektakolare në partinë më të madhe opozitare maqedonase pas kongresit të sotëm të saj. Sipas Buçkovskit, LSDM-ja duhej të mposhtte Cërvekovskin dhe jo të ngushëllohet me tërheqjen e tij. Për Buçkovskin, partia e socialdemokratëve mund të reformohet vetën nëse ndryshon kuadrot dhe politikat e saj të gabuara.

"Nuk mjafton vetëm largimi i Cërvenkovskit. Duhet të mposhtet edhe përzgjedhja e tij e gabuar kadrovike, LSDM-ja të kthehet në parimet zgjedhore të cilat u ngjajnë social demokratëve dhe të riafirmojë një pjesë të politikave siç janë në marrëdhëniet ndëretnike, të cilat, ishin shembull jo vetëm për ne por edhe për shtetet e tjera të rajonit. Pa kthimin e këtyre parimeve të partisë dhe pa një Kongres të ri ku do të merrej vendimi për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të organeve më të larta të partisë pra secili anëtare të ketë të drejtën e votës, nuk pres asgjë spektakulare", tha Vllado Buçkovski, ish kryetar i LSDM-së.

Buçkovski madje shprehu dyshime rreth mandatit të kryetarit të ri të partisë. Sipas tij, në LSDM po përgatitet skenari për të viktimizuar një kryetar pas humbjes që do pësojë në zgjedhje e ardhshme Presidenciale dhe parlamentare, që pastaj sërish në krye të partisë të rikthet Cërvenkovski.

"Edhe në këtë kongres kontrollin mbi delegatët e ka Cërvenkovski. Ndërkaq kryetari i ri do të shërbejë vetëm për një përdorim. Mendoj se po përgatitet skenari që të digjet përshembull Zaevi i cili sipas meje është favorit. Pastaj pas humbjes eventuale të zgjedhjeve Presidenciale dhe aty të parakohshme parlamentare sërish të kthehet 'shpëtimtari' që ta shpëtoj LSDM-në...por është e qartë se LSDM-ja ka shanse serioze të humb atributin e partisë më të madhe opozitare", deklaroi Vllado Buçkovski, ish kryetar i LSDM-së.

Nga ana tjetër, analisti Petar Arsovski vlerëson se partia ka shanse të reformohet por vetëm nëse angazhohet në ndryshimet strukturore të partisë dhe nëse krijon një vizion të ri mbi të ardhmen e partisë dhe politikave kyçe të vendit.

"Kanë shans të reformohen, në Maqedoni nuk ndodh shpesh të kemi një Kongres të një partitë madhe tek e cila nuk dihet paraprakisht fituesi, që është një përfitim demokratik..Ka nevojë për reformimin strukturorë të partisë, duhet të gjendet një narrativ i ri rreth disa çështjeve kyçe sikurse janë integrimet euro-atlantike, demokracia multi-kulturore, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe ekonomia. Si dhe duhet të bëhet një vizion i ri për të ardhmen e partisë dhe të rregullohet komunikimi me publikun", tha Petar Arsovski, analist.

Arsovski hodhi poshtë mundësinë që Cërvenkovski të mbetet lider në hije i LSDM-së. Sipas tij nëse Cërvenkovski do të dëshironte të mbetej në krye të partisë nuk do bëhej i gjithë ky teatër. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon