Surprise Me!

Elem kërkon partnerë për projektet energjetike

2015-08-21 0 Dailymotion

Në panairin e energjetikës që këtë javë po mbahet në Vjenë të Austrisë, kompania shtetërore e energjetikës, ELEM është duke kërkuar partner të mundshëm biznesi që do ofronin zgjidhje të mira për realizimin e projekteve energjetike kyçe në Maqedoni. ELEM edhe këtë vit në këndin e tyre përmes pamjeve 3D i prezanton projektet zhvillimore energjetike para partnerëve potencial që Maqedoninë e shohin si destinacion të mundshëm biznesi. Në këtë panair ELEM do të prezantojë parkun e centraleve me erë në Bogdanci, hidrocentralin "Boshkov Most" dhe akumulacioni "Lukovo Pole", projekte që një pjesë e tyre tashmë janë në fazën e realizimit, ndërsa një pjesë tjetër janë në përgatitje e sipër. Këtë vit për herë të parë, në panairin e Vjenës në mënyrë vizuale do të prezantohet edhe kompleksi i elektranave "Çebren dhe Galishte" dhe projekti "Lugina e Vardarit".

"Kjo është shumë e rëndësishme për ELEM-in dhe për Maqedoninë sepse në këtë mënyrë ne vendosëm kontakte të gjera me shumë kompani, këmbejmë teknologji, dituri të reja dhe përvoja", tha Dejan Boshkovski, drejtor i ELEM.

Në panairin në Vjenë këtë vit marrin pjesë më tepër se 650 kompani të njohura botërore nga fusha e energjetikës, ndërsa pritjet janë që panairin ta vizitojnë më shumë se 15 mijë vizitorë.

"Këtë vit Vjena u zgjodh me qëllim që të motivohen shumë kompani nga Evropa juglindore të marrin pjesë dhe t'i prezantojnë projektet e tyre", deklaroi Heder Xhonson, 'Power Gen'.

Nga kompanitë që janë pjesë e sektorit energjetik në Maqedoni, në këtë panair kompania ELEM u prezantua e pavarur. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon