Surprise Me!

Tiranë, bashkia prish shtëpinë e kreut të "Ardhmërisë Shqiptare"

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANË - Bashkia e kryeqytetit godet në fushatë elektorale një prej kandidateve për deputet të partisë "Ardhmëria shqiptare", parti kjo, e cila garon në koalicionin e majtë.

Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të bashkisë kanë nisur t'i prishin ndërtesën Arben Muçajt, kandidatit për deputet, i cili kish nisur në muajin tetor ta rikonstruktonte, pasi ajo kishte qenë një banesë e vjetër prej qerpiçi, e ndërtuar fillimisht në vitet '60.

Në fakt, Muçaj i kishte ndërprerë punimet për shkak se ishte në pritje të marrjes se një leje për rikonstruktim nga ky institucion.

Kandidati për deputet, njëkohësisht pronar i shtëpisë, sqaron se vetëm një ditë pasi kishte vënë posterat e partisë së tij tek dera e pronës së vet pa u sinjalizuar më parë, Bashkia është paraqitur për t'ia prishur atë.

Buy Now on CodeCanyon