Surprise Me!

Makinat e garave rally "Off Road" mbërrijnë në Shkodër

2015-08-21 2 Dailymotion

Shkodër - Edhe në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur garat Rally "Off Road" ku marrin pjesë kryesisht pilotë nga Italia, por edhe Shqipëria. Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ai i cili në emër të bashkisë Shkodër i ka uruar mirëseardhjen ndërsa ka theksuar se këto aktivitete shërbejnë në zbulimin e perlave natyrore që gjenden në Veriun e Shqipërisë.

"Të jetë një mesazh i një bashkëpunimi dhe i një promovimi për territorin e Shkodrës. Ne ju urojmë në vazhdimësi ju të bëheni përcjellësit, të bëheni marketingu për qytetin e Shkodrës", tha Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka.

Ndërsa zv\ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi i ka garantuar turistët se do të kënaqen me bukuritë e natyrës së metropolit verior e sidomos në zonën e Thethit.

"Ju doni të shkelni çdo cep të Shqipërisë që është e mrekullueshme. Duan të provojnë ushqimin karakteristik shqiptar, i jashtëzakonshëm", u shpreh zv/ministri Nikoll Lesi.

Buy Now on CodeCanyon