Tiranë -- Kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë paraditen e sotme. Sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit, Cocciante ka dhënë deklaratat e para lidhur me punën e tij me Elhaida Danin, fituesen e këtij edicioni të "The Voice of Italy", dhe për artin. "Është hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Dhe mbi të gjitha që kam bashkëpunuar për të bërë diçka për artin ndërmjet dy vendeve tona. Që në fillim kam menduar që arti s'duhet të njohë kufij, por kjo u konfirmua edhe njëherë tjetër pikërisht në këtë spektakël, pasi italianët janë treguar të hapur duke vlerësuar me çmim një këngëtare të talentuar, por që nuk është italiane. Prandaj ky për mua është një çmim i dyfishtë, dhe kjo demonstron edhe njëherë që arti s'duhet të vuajë nga nacionalizmat.
