KALIFORNI- Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai amerikan, Barack Obama, kanë nisur një samit dy ditor në Kaliforni.<br /> <br />"Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen e vazhdueshme paqësore të Kinës si një fuqi botërore", tha Obama në momentin ku dy udhëheqësit dhanë deklarata për shtyp para se të nisnin takimet me dyer të mbyllura.<br /> <br />"Pasi një Kinë paqësore dhe e qëndrueshme nuk është mirë vetëm për kinezët, por gjithashtu për botën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka shtuar lidëri amerikan.