TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Skënder Tufën, ish-koordinatorin e grevës së urisë, pasi pak ditë më parë u arrestua në sheshin "Nënë Tereza" me 2 shishe lëndë plasëse. Gjyqi i zhvilluar mesditën e së dielës është mbyllur pa masë sigurie. Vetë Tufa, së bashku me avokatin mbrojtës Irvin Faniko, e kanë quajtur "jo të drejtë" gjithë arrestimin, pasi lëndët plasëse nuk i përkisnin shtetasit Tufa.
