Brenda një muaji Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimin rural pritet të shpall thirrje publike për shfrytëzimin e fondeve IPARD për bashkëfinancim të projekteve bujqësore dhe atyre nga sfera e zhvillimit rural. Me këtë vendim të fundit të Qeverisë që tejkalon dhjetë milion euro pritet të përmirësohen mundësit në sektorin bujqësor.

"Qeveria në bashkëpunim me Komisionin Evropian do të financoj 50% nga harxhimet për realizimin e projekteve bujqësore gjegjësisht investime, qëllimi i të cilave është përmirësimi i prodhimeve bujqësore por edhe përpunimi në sferën e bujqësisë si dhe zhvillimi rural dhe afrimi i më shumë mundësive për qytetarët që jetojnë në rajonet rurale", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Qeveria apelon tek të gjithë të interesuarit që të aplikojnë ndërsa do të mbështeten projekte që kanë të bëjnë me investime në ekonomitë bujqësore me të cilën lejohet ndërtimi i serave dhe fermave, investime në përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe zhvillimi rural.

"Jehona presim të jetë më e madhe se deri më tani, nuk do spekuloj me numra konkretë por me rëndësi është që të shfrytëzohen sa më shumë mjete pavarësisht nga numri i aplikacioneve. Kjo nënkupton se duhet të ketë projekte të mira dhe projekte që do të japin rezultat në krijimin e vlerave në bujqësi dhe ekonomi", u shpreh Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Gjorgjiev tha se më rëndësi është fakti se shpallja publike parasheh procedura të thjeshtësuara si dhe kushte shumë më të mira për aplikim për përfitim të fondeve. Gjyltene Rexhallari