TIRANE- Në konventën e Gruas të mbajtur në "Pallatin e Kongreseve" nga Lëvizja e gruas për Integrim, kreu i LSI vlerësoi punën e gruas shqiptare dhe rëndësinë e saj për integrimin e shoqërisë. Ilir Meta u shpreh i sigurt se me ndihmën e grave në zgjedhjet e 23 qershorit LSI do t'i japë fund tranzicionit politik, për të ecur drejt integrimit dhe modelit, që sic tha ai, sjell më shumë vende pune për gratë.

Duke u shprehur i bindur tek fitorja e zgjedhjeve, Meta u shpreh se LSI synon fitoren e 26 mandateve.

"Me ndihmën e tyre synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit", tha Meta më tej.

Meta tha se forca politike që ai drejton ka një program të qartë për punësimin e gruas dhe rritjes së rolit të saj në fushën e biznesit.