STAMBOLL - Policia turke ka hyrë në Sheshin Taksim të Stambollit, e cila ka qenë e pushtuar nga protestuesit anti-qeveritare për afro dy javë. Ata hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke bërë që shumë prej protestuesve të largohen nga sheshi në parkun Gezi, ku shumica kanë ngritur çadra. Disa aktivistë u përgjigjën duke hedhur fishekzjarre, bomba zjarri dhe gurë ndaj policisë. Protestuesit akuzojnë qeverinë e Erdoganit se po bëhet gjithnjë e më autoritare duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.