Surprise Me!

Statistika fsheh turistët nga Kosova!

2015-08-21 1 Dailymotion

Enti Shtetëror i Statistikave nuk i numëron turistët nga Kosova. Sipas shifrave të muajit prill, në Maqedoni kanë hyrë nga Kosova vetëm 661 turistë, të cilët kanë realizuar 1501 bujtje. Por, statistika është shkencë e çuditshme. Sipas këtyre shifrave, vetëm 2,4 për qind e të gjithëve turistëve në prill kanë qenë nga Kosova.

Ndërkaq, sipas të dhënave të tjera, nga ministria e ekonomisë dhe ajo e brendshme, vetëm në mars të këtij viti në vendkalimin kufitarë Bllacë, kanë hyrë 70 883 banorë të Kosovës, ndërsa në Jazhincë 12 200. Nga kjo, prej të hënës deri të premten kanë hyrë 2015, përkatësisht 308 kosovarë, ndërsa gjatë fundjavave shifra është rritur në 2512 në Bllacë dhe 400 në Jazhincë. Ndërsa Enti i Statistikave nuk di ose nuk do t'i numërojë këta turistë, një pjesë e madhe e qendrave tregtare, vendeve turistike dhe Çarshisë së vjetër të Shkupit fitojnë prej tyre.

"Kemi myshteri prej Kosovës që janë të rregullt. Janë të rregullt dhe çdo vikend ka shumë që vijnë nga Kosova por ka edhe nga Turqia dhe vendet tjera të Evropës, kemi shumë turistë".

"Kohëve të fundit janë gjithnjë e më të shpeshtë për shkak të afërsisë, për shkak të komunikimit me njerëzit, por edhe lidhjes farefisnore. Ndërkaq, krahas të tjerëve kanë edhe çfarë të shohin në Çarshi. Prandaj, është e pëlqyeshme që ta vizitojnë.

"Vijnë nga Kosova, Presheva, shqip dimë, flasim me ta. Dinë edhe ata serbisht dhe maqedonisht. Vinë nga kudo".

"Siç po shoh, në Çarshi ka mjaft turistë nga Kosova që më gëzon sepse një kohë ishin nga ana e majtë e Vardarit. Mirëpo, kohëve të fundit siç po përmirësohet Çarshia, vijnë shumë myshteri nga Kosova".

Për ministrin e Ekonomisë Valon Saraçini dallimi i shifrave të turistëve që kanë hyrë nga Kosova dhe atyre të evidentuar, ka të bëjë me metodologjinë që përdoret në Entin e Statistikës. Të njëjtën gjë theksoi edhe akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin "Rruga drejt", se statistika jep rezultate të sakta në bazë të të dhënave të gabuara.

"Çka do të thotë kjo në praktik, kjo do të thotë se duhet të ndryshoj metodologjia se si evidentohen turistët dhe si evidentohen vizitorët që vijnë nga Kosova. Nga analiza e bërë në ministrin e ekonomisë mund të konstatojmë se Kosova zë vendin e lartë, vendin e tretë në gjithë Maqedoninë në aspekt të turizmit që hyn nga Kosova dhe kjo e bën Kosovën që të hip lartë në vendin e tretë në krahasim me vendet tjera të cilat vizitojnë Maqedoninë", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Sipas mënyrës se si Enti Shtetëror i Statistikave i numëron turistët, vizitorët që vijnë më së shumti, në prill, janë ata nga Turqia, konkretisht 7 774 turistë, pastaj vijon Greqia, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Bullgaria. Goran Temenugov

Buy Now on CodeCanyon