TIRANË - "Komisionerët e LSI do mbrojnë votën e çdo shqiptari". Këtë ka pohuar kreu i LSI-së, Ilir Meta sot në një takim elektoral në Burrel.<br /><br />Pasi ka theksuar se "LSI është një faktor kryesor, që përcakton drejtimin e Shqipërisë", Meta ka theksuar se LSI ka një program të qartë për ristrukturim e ekonomisë.<br /><br />"Synimi ynë është ulja e importeve dhe rritja e eksporteve. LSI do të nxisë pasurimin e kromit dhe dotë investojë në infrastrukturën e vaditjes", theksoi Meta.