TIRANE - Një çantë shkolle fëmijësh e braktisur përballë pallatit të Teatrit të Operas dhe Baletit, në qendër të kryeqytetit vuri në alarm policinë për më shumë se 30 minuta.

Çanta e shkollës ishte parë e braktisur në trotuarin para Pallatit Kulturës, në sheshin "Skënderbej" dhe qytetarë të shqetësuar kishin telefonuar policinë.

Forca të shumta policie u vendosën rreth orës 13:00 para Pallatit të Kulturës, ndërkohë që një perimetër prej disa metrash u rrethua me shiritat e policisë.

Rreth orës 13: 22 mbërritën ekspertët e xhenios që do të bënin kontrollin. Pas një shpërthimi të komanduar, u rezultua se çanta nuk kishte lëndë eksploziv në të, informon Arsen Rusta nga vendi i ngjarjes.

Më pas forcat xhenoi morën çantën për ekzaminime të mëtejshme dhe u lirua lëvizja e qytetarëve para Pallatit të Kulturës.