Surprise Me!

Meta:LSI ka programin më të mirë do marrim 2 mandate në Elbasan

2015-08-21 0 Dailymotion

ELBASAN- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim prezanton kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Elbasanit, në një takim përmbyllës. Në fjalën e tij, kreu i LSI, Ilir Meta tha se forca politike që ai drejton ka programin më të mirë sa i takon përmirësimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës. Meta tha se LSI do të fitojë 2 mandate në qarkun e Elbasanit.

"LSI ka programin më të mirë, i cili premton përmirësimin e ekonomisë dhe hapjen e vende të reja të punës. Të gjitha politikat tona në programin tonë, synojnë në hapjen e vendeve të reja të punës në të gjithë sektorët, me potenciale të mëdha, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit. Ne do të fitojmë sepse LSI është alternativa e të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që duan të ecin më shpejt", tha Meta.

Më tej kreu i LSI u shpreh se "Zemra e fitores do jetë Elbasani qendra e Shqipërisë, dhe ne duam të fitojmë të paktën 2 mandate në qytetin e Elbasanit, ndaj kam një lutje për të gjithë ju motra edhe vëllezër. Le të vrapojmë pak më shpejt në këto ditë që na kanë mbetur dhe jeni të bindur se fitorja jonë do jetë e jashtëzakonshme ashtu sikurse dhe ky miting sot".

Duke ftuar të rinjtë të ushtrojnë të drejtën e votës, kreu i LSI tha se kjo grupmoshë jo vetëm që përfaqësohet më së miri në LSI, por të rinjtë bëhen edhe pjesë e vendimmarrjes.

"Me ne të rinjtë janë në vendimmarrje dhe janë protagonistë të fateve të vendit. Në këto 6 ditë që na ndajnë nga 23 qershorit të mos ndalemi së vrapuar, të trokasim në çdo derë, tek çdo i ri dhe t'i bindim se ardhmja e tyre do të jetë më e mirë. Do të punojmë për arsimim cilësor të të rinjve në përputhje me nevojat e tregut", u shpreh Meta.

Buy Now on CodeCanyon