Surprise Me!

Bulqizë, familjarët e minatorit kërkojnë ekspertizën mjeko-ligjore

2015-08-21 0 Dailymotion

BULQIZE- Minatori që humbi jetën pak ditë më parë në minierat e Bulqizës nuk është nxjerrë nga nëntoka për më shumë se 4 orë. Minatori Bujar Suroqi, 51 vjeç humbi jetën këtë diel pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori që transporton minatorët nga një nivel në një nivel tjetër të minierës.<br /> <br />Sipas familjarëve, dyshohet se minatori ka humbur jetën rreth orës 13.00 të datës 16 qershor, dhe jo rreth orës 17.00 siç është deklaruar edhe nga policia.<br /> <br />Familjarët e tij kërkonin kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, pasi sipas tyre trupi i të afërmit të tyre ishte lënë për katër orë nën tokë, madje sipas tyre kufoma është nxjerrë në sipërfaqe pothuajse i copëzuar, për shkaqe ende të paqarta.

Buy Now on CodeCanyon