SHKODER- Partia Demokratike zhvillon takimin përmbyllës në Shkodër, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PD, Sali Berisha, u ndal tek projektet që parashikon forca që ai drejton për 4 vitet e ardhshme. Berisha tha se do të vijohet me investimet dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

Më tej, kreu i qeverisë tha se "5 ditë na ndajnë na vijimi i investimeve dhe nga fitorja jonë, nag rruga jonë drejt integrimit në BE".

"Është fitorja ndërtimit për qytetarët shqiptarë të një infrastrukturë të standardeve më të mira, të shërbimeve më cilësore. Kjo është fitorja të cilën ne do e shndërrojmë në rroga shumë më të larta. Në 4 vitet që vijnë rroga minimale do të arrijë në 350 dollarë, rroga mesatare në 700 dollarë, rroga e arsimtarëve mbi 700 dollarë. Nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Ndihma ekonomike dhe e aftësisë së kufizuar do të dyfishohet", tha Berisha.

Kreu i PD akuzoi kryetarin e opozitës së nuk i ka përmendur pensionistet dhe rritjen e pagave dhe pensioneve asnjëherë gjatë kësaj fushate elektorale.