Surprise Me!

Berisha në Vlorë: Mos votoni nr. ters

2015-08-21 0 Dailymotion

VLORE - Kryeministri Berisha ka përuruar sot impiantin e ri të pastrimit të ujërave të zeza në Vlorë. "Sot, - tha ai, - Vlora, perla e Mesdheut, renditet në hartën e qyteteve më të pastra të Europës e të botës, me impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Pas infrastrukturës rrugore dhe asaj të energjisë elektrike, infrastruktura ujore është tjetër infrastrukturë jetike për zhvillimin e një qyteti, për zhvillimin e një vendi. Gjatë këtyre viteve, Vlora është qyteti i autostradave më të bukura të vendit, por është njëkohësisht qyteti tashmë i infrastrukturës ujore ndër më modernet. Me 26 milionë euro është ndërtuar ujësjellësi, i cili me përfundimin e rrjetit të brendshëm do t'i japë vlonjatëve ujë pa ndërprerë 24 orë. Por, natyrisht, Vlora e kishte po kaq jetike impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, në mënyrë që çdo vlonjat, çdo turistik e kushdo që vjen në Vlorë të lahet në ujërat e saj si në ujërat më të pastra që ekzistojnë. Ky është një investim prej 13 milionë euro dhe kapacitet për 160 mijë banorë.

Buy Now on CodeCanyon