Surprise Me!

Kukës, jep dorëheqjen shefi i Rendit, 2 ditë para zgjedhjeve

2015-08-21 2 Dailymotion

KUKES- Shefi i Rendit në Policinë e Kukësit Embro Zholi ka dhënë dorëheqjen, dy ditë para zgjedhjeve. Korrespondenti ynë në Kukës informon se Zholi dorëzoi sot dorëheqjen në Drejtorinë e policisë Kukës.

Ai e ka motivuar dorëheqjen për shkak të mbingrakesës në punë, por burime të brendshme bëjnë të ditur se shkak i kësaj dorëheqje është presioni që i është nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

PS dhe LSI kanë denoncuar ditët e fundit presionin që Ministria e Brendshme po bën në qarkun e Kukësit, ku ministri Flamur Noka kryeson listën e kandidatëve të PD-së.

Edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Halili denoncoi presionin e ministrit Noka ndaj qytetarëve të Kukësit tek ambasadori i SHBA-së dhe ambasadori i Suedisë.

Buy Now on CodeCanyon