TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama për herë të parë ka projektuar të ardhmen e vendit pas zgjedhjeve me një fjalim "par exellent". Pas një heshtjeje të gjatë, ku emocionet dhe pesha e përgjegjësisë së thellë ishin qartësisht të lexueshme, me dorën herë pas here në zemër, tipike për të, i emocionuar, siç u shpreh edhe vetë më pas "nga përgjegjësia e detyrës, Rama tha: "Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj".<br /><br />"Nuk mund të mos u rrëfej sot se ky është moment më krenar i jetës sime. Por midis krenarisë që ndiej për veten dhe përulësisë, që ndiej për besimin e jashtëzakonshëm që keni tek unë, fiton thellë përulësia. Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj", shpalli Rama kështu edhe detyrën e tij si kreu i qeverisë së ardhshme.
