Surprise Me!

Shënohet 12 vjetori i fshatit SOS

2015-08-21 0 Dailymotion

Me këngë e valle, me fytyra të gëzuara dhe duartrokitje u shënua ditëlindja e 12-të e fshatit SOS në Shkup. Autoritetet e pranishme uruan fëmijët dhe premtuan se do të vazhdojnë angazhimin dhe përkushtimin në ndihmesë të fëmijëve pa përkujdesjeje prindërore.

"Fëmijët pa prindër nuk dallojnë aspak nga ata me prindër. Është shteti me aktivitetet dhe masat e tij që iu del atyre në ndihmë. Ata që mbushin moshën 18 vjeçare kanë të drejtë për fonde prej 180 mijë denarësh si ndihmë të njëhershme. Gjithashtu, kanë të drejtë për ndihmë të rregullt nga 4 mijë ose 5 600 denarë nëse vazhdojnë studimet", tha Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

"Gjatë këtyre 12 vjetëve, plot me suksese, u rritëm si lider në sferën e mbrojtjes sociale. Në vitin 2012, në fshatin SOS u realizuan tre kurorëzime, në fshatin Bardovc hapëm shtëpinë e dytë për të rinj, ndërsa nisëm edhe fushatën për punësim të tyre", u shpreh Violeta Georgievska, drejtore e SOS fshatit.

Fshati SOS funksionon që nga viti 2002. Ai përbëhet nga 12 shtëpi familjare dhe 2 shtëpi të rinjsh, ku jetojnë 89 fëmijë dhe të rinj. Më rastin e përvjetorit të 12-të, drejtuesit e fshatit SOS falënderuan të gjithë bashkëpunëtorët, një prej të cilëve është edhe televizioni Alsat-M. Melihate Rustemi

Buy Now on CodeCanyon