TIRANE - Dorëheqja e Berishës nga drejtimi i PD ka shkaktuar traumë në PD. Pasi ka qëndruar për më shumë se 22 vite në krye të partisë së parë opozitare, duke e drejtuar atë me dorë të hekurt, dhe pas ndërtimit të një piramide tepër të "kithtë" drejtuese për vite me radhë lufta për të marrë kreun e PD mbetet e hapur e paralajmëron një përplasje të fortë të të gjitha grupimeve në PD.<br /><br />Në këtë betejë për postin e kryetarit të PD, mbetur vakant për herë të parë që nga themelimi i kësaj partie, më i kuotuari në "bursën" politike është kreu i bashkisë së Tiranës dhe anëtari i kryesisë së PD, Lulzim Basha. Ai ardhur në këtë parti me mbështetjen e vajzës së Berishës, Argita, i quajtur përfaqësues i "klanit të Kosovës", Basha nuk ka munguar që në të gjitha rastet decizive të shfaqet përkrah liderit historik të PD, Berisha.<br /><br />Dhe në momentet më të vështira për Berishën pas humbjes shokuese të 23 qershorit, më e madhe dhe se ajo e vitit 1997, ka qënë Basha ai që dy ditë më parë e ka shoqëruar gjithë ditën kryetarin humbës, në takimin në kryeministri, vajtjen në Presidencë për takim me Nishanin me "bekimin" e tij por dhe në komunikimin gjatë gjithë këtyre orëve të rënda për të.
