TIRANE - Dorëheqja e kryeministrit Sali Berisha është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Reuters shkruan se Berisha ka pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare duke thyer kështu heshtjen 3 ditore.

Në deklaratën e tij, Berisha i hap rrugë qeverisjes se ish-kryebashkiakut Edi Rama, i cili korri fitoren këtë të dielë shkruan Reuters, sipas të cilit, heshtja e tij kishte rritur shqetësimin e Perëndimit se ndoshta mund të mos pranonte rezultatin.

Nga ana tjetër, ANSA shkruan se lideri historik i qendrës së djathtë nga vitet 90 ka pranuar rezultatin dhe ka dhënë dorëheqjen nga postet funksionale drejtuese të Partisë Demokratike.

Edhe Washington Post i dedikon një artikull për dorëheqjen kryeministrit konservator që ka dominuar politikën post-komuniste në Shqipëri i cili pranoi rezultatin më tronditës nga zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Më tej shkruhet se Berisha mori me vete përgjegjësitë për humbjen e rëndë ku socialistët rivalë fituan me një fitore të thellë.

Ndërsa rrjeti televiziv arab Aljazeera e nis shkrimin me titull kryeministri Berisha pranon humbjen e zgjedhjeve duke pranuar përgjegjësin personale ku partia e tij u mund nga një rezultat i thellë në favor të dukshëm të rivalit të tij socialist Edi Rama.

Mediat e huaja kanë pasqyruar me një vëmendje të veçantë zgjedhjet e 23 qershorit duke vënë theksin tek rëndësia që ka zhvillimi i një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.