Bashkimi Evropian nuk mund të na e marrë shpirtin, dhe Maqedonia nuk duhet të bie pre e presioneve. Kështu theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen maqedonase Dnevnik. I pyetur nëse mundet që në vazhdë të presionit për ndërrimin e emrit, BE-ja mund ti marrë Maqedonisë rekomandimin për fillimin e bisedimeve, Gruevski u përgjigj:

"Asgjë nuk përjashtoj. Gjithçka që japin mund edhe të marrin. Vetëm shpirtin nuk mund të na e marrin".

Sipas kryeministrit Gruevski, raportet negative për Maqedoninë nga institucionet ndërkombëtare janë gjithashtu formë presioni, por edhe alibi për të vetot e vazhdueshme për Maqedoninë.

"Presioni mbi ne për çështjen e emrit me Greqinë është në formën tjetër dhe manifestohet nëpërmjet raporteve të ndryshme negative për Maqedoninë, që njëkohësisht është tentim për gjetjen e arsyes përse Maqedonia nuk hyn në BE dhe NATO. Më saktësisht , ajo është alibi për pafuqinë e tyre dhe për mos pasjen e vullnetit dhe interesit të fuqive të mëdha që të zgjidhin këtë padrejtësi që na e bënë Greqia", tha Gruevski.

Gruevski u shpreh se në funksion të presionit nga Bashkësia ndërkombëtare përdoret edhe BDI-ja. Ai i frikësohet rrëzimit të Qeverisë që ai drejton, me largim të BDI-së nga qeveria pas ndonjë rekomandimi nga Bashkësia ndërkombëtare.

"Po, na dërgojnë lajme se në çdo moment mund ta nxjerrin BDI-në nga Qeveria nëse ashtu vendosin dhe me atë të bie Qeveria", ka deklaruar Gruevski.

Gruevski ka komentuar edhe përpjekjet e BDI-së për të kontribuar në zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas kryeministrit, e mira e kësaj iniciative të BDI-së është fakti se ata do të njoftohen rrënjësisht me problemin dhe qasjen joparimore ndaj Maqedonisë. Benjamin Arifi