Në shkollën fillore "25 maji" në Hasanbeg kanë nisur sot punimet ndërtimore për rikonstruimin e objektit. Fillimisht do të ndërrohet kulmi i shkollës ndërsa më pas do të vijojë faza e dytë që përfshinë rikonstruimin e brendshëm dhe të jashtëm, paralajmëroi zv ministri i arsimit Safet Neziri. Ai tha se bashkë me shkollën "25 maji" do të riokonsruohen edhe 140 shkolla fillore dhe te mesme në nivel të Maqedonisë.

"Faza e dytë do të jetë më grantin, dokumentacioni është gati që do të fillohet edhe për këtë shkollë edhe për shkollat tjera në nivel nacional për rikonstruimin e brendshëm të tyre. Shkolla fillore 25 maji ka të bëj për 1500 nxënës, gjithsej ndërrimi këtij kulmi është mbi 3 mijë metra katrorë dhe besoj që brenda kësaj periudhës së pushimeve verore të përfundojë në tërësi. Ne vazhdojmë edhe më tutje, i kemi në dy pjesë investimet që i bëjmë në pjesën e rikonstruimit dhe rehabilitimit", tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit.

Drejtori, Fadil Murtezani tha se se ky është investimi i parë në këtë shkollë që nga ndërtimi i saj në vitin 1965.

"Kjo është për herë të parë që nga ndërtimi i shkollës, nga viti 1965 që ka një investim kapital, duke ju falenderur zv ministrit, qeverisë dhe ministrisë së arsimit që të bëhet renovimi gjeneral i shkollës. Pra, siç e shihni faza e parë është rikonstruimi i kulmit, mandej është faza e renovimit të dritareve, fasadës, renovimet e brendshme, dyshemeja, dyert dhe ngrohja...Besoj se nxënësit e shkollës tonë, të Hasanbegut për herë të parë në shtator do të vijnë në një shkollë të re", u shpreh Fadil Murtezani, drejtor i sh.f "25 maji".

Sipas zv ministrit Neziri, për fazën e parë të rikonstruimit të shkollës fillore "25 maji" janë ndarë fonde në shumë prej 125 mijë euro, fonde të siguruara nga kredia e bankës evropiane për zhvillim. Ndërkohë punimet ndërtimore pritet të përfundojnë gjatë pushimeve verore. Melihate Rustemi