Surprise Me!

Antishqiptari Bollano deputet në Kuvendin e ri, Dule në qeveri

2015-08-21 3 Dailymotion

TIRANE - Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie. Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

Buy Now on CodeCanyon