Surprise Me!

BDI cakton ambasadorët e rinj?!

2015-08-21 3 Dailymotion

BDI ka caktuar ambasadorët e rinj ndërsa procedura për emërimin e tyre tashmë ndodhet në Qeveri. Jo zyrtarisht këta janë ambasadorët e rinj të cilat i propozon BDI-ja. Ambasador në Katar do të jetë Shana Jashari, i cili pritet të zëvendësojë Fuad Hasanoviqin, i cili nga Katari duhet të udhëtojë për në Sarajevë. Hasanoviq pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual Rami Rexhepin. Edhe pse pritej që në vend të Aziz Pollozhanit në Gjenevë të udhëtojë deputeti Hajrulla Misini, kjo si duket nuk do të realizohet, pasi flitet se BDI është përcaktuar për Gazmend Ilazin, por se edhe kjo nuk është e sigurtë.Ndërsa Ekrem Ebibi do të jetë ambasadori në Bern, në vend të Ramadan Nazifit. Edhe pse nuk përmendui emrat e ambasadorëve të rinj, zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se me propozim të shefit të diplomacisë në Qeveri ka filluar procedura për emërimin e ambasadorëve.<br /><br />"Po me propozim të ministrit të punëve të jashtme në seancën e djeshme të Qeverisë së RM-së ka filluar procedura e emërimit të disa shefave të përfaqësive diplomatike dhe konsulare në disa shtete të huaja. Bëhet fjalë për ambasadorë të ri dhe bëhet fjalë për ambasadorë të cilëve iu ka kaluar mandati dhe lëvizje prej një vendi në një tjetër. Duke respektuar procedurat diplomatike, për momentin nuk mund të jap detaje për kuadrot të cilat janë propozuar për shkak se për emërimin e një ambasadori, pjesëmarrje kanë edhe institucionet tjera siç është institucioni president i shtetit", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.<br /><br />Ndërkohë, Naim Mehmeti do të ushtrojë postin e ambasadorit në Kopenhagë, ndërsa ambasadorit aktual Agron Buxhaku i vazhdohet mandati në Paris të Francës. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon