EGJIPT - Fillon grushti i shtetit në Egjipt. Ultimatumi i ushtarakëve skadon në orën 16:30. Pritet që ushtria të dalë me një deklaratë. Opozita egjiptiane ka publikuar në internet një orë digjitale të quajtur "Morsi Timer", e cila shfaq minutat e fundit të skadimit të kohës për dorëheqjen e Presidentit.

ORA 15:23 PRAGU U GRUSHTIT TE SHTETIT - AUTOBLINDAT E USHTRISE RRETHOJNE TELEVIZIONIN SHTETEROR
Autoblinda dhe tanke janë vendosur pranë televizionit shtetëror. Stafi është evakuar për siguri. Sot duhej të dorëhiqej Mohamed Morsi nga pushteti ose do të mobilizohej ushtria, thuhej në komunikatën e re të liderve ushtarakëve në Egjipt. Sot është dita më e rëndësishme për Egjiptin pas rrëzimit të Hosni Mubarak në vitin 2011, shkruajnë mediat e huaja.

Dje, në orët e vona, Presidenti Mohamed Morsi refuzoi t'i përkulet ultimatumit të ushtrisë egjiptiane për të gjetur një zgjidhje ndaj trazirave të përgjakshme në vend ose të dorëhiqej. Ai tha:"Do ta mbroj demokracinë me jetën time."

Ndërsa nga ana e tyre, liderët ushtarakë të Egjiptit deklaruan se ushtria "do të sakrifikojë edhe gjakun e saj" për të mbrojtur vendin. Ndërkohë, 23 të vdekur dhe 200 të plagosur numërohen. Ky është bilanci i përleshjeve pranë Universitetit të Kajros deri në orët e vona të së martës.