Rruga "Vasil Çakallarov" në Çair ndërroi sot emrin në "Ronald Regan" për nder të 4 korrikut, pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në ndërrimin solemn të emrit, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se kjo iniciativë buron nga miqësia dhe ndihmesa shumëvjeçare e amerikanëve për shqiptarët.

"Për hir të 4 korrikut, ditës së pavarësisë amerikane dhe për të treguar që jemi falënderues, nuk harrojmë kontributin e Shteteve të Amerikës për shqiptarët në përgjithësi, Çairin dhe tërë Maqedoninë. Tani jemi këtu ku kjo rrugë për 44 vite ka mbajtur emrin "Vasil Çakallarov" prej sot e tutje do të mbajë emrin e ish presidentit amerikan "Ronald Regan", tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

Këshilltari politik i ambasadës amerikane në Shkup vlerësoi komunikimin shumëvjeçarë shqiptaro-amerikan dhe madje guxoi që të drejtohet në gjuhën shqipe.

"Faleminderit përsëri për mundësinë të festoj me ju ditën e pavarësisë së Amerikës, dhe shpresoj që kjo rrugë do të vazhdojë si një simbol të miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë", deklaroi Spenser Filds, Këshilltar politik i Ambasadës së SHBA.

Pas rrugës "Xhon Kenedi" dhe asaj "Ronald Regan" pritet që edhe një rrugë tjetër e Çairit të emërtohet sipas ish presidentit Udru Uilson. Ferikan Iljazi