Formula e re për zgjidhjen e emrit, e propozuar nga kryeministri Gruevski në letrën dërguar homologut Samaras, është jo reale. Ish ministri i jashtëm Denko Malevski thotë se çështja e emrit nuk zgjidhjet me një të ulur në tryezë, pasi çështja është shumë më komplekse. Sipas tij, së pari Maqedonia duhet të ndërtojë qëndrimin mbi emrit, për të cilin nevojitet unitet i brendshëm politik mes palëve, përfshi opozitën dhe partitë shqiptare.

"Pa pritur grekët, duhet që partitë tona të fillojnë të bisedojnë, të krijojnë unitet, pushteti, opozita, partitë shqiptare dhe në këtë proces bisedimesh secili do të duhet të modifikojë nga pak qëndrimet por rezultati do të jetë ajo që do quhet qëndrimi shtetëror i Maqedonisë. Pastaj mund të punojnë edhe grupet edhe komisionet..dhe të fillojë debati rreth kësaj teme..dhe në një moment mbase do të vinte koha kur do përfshiheshin edhe kryeministrat", tha Denko Malevski, ish ministër i jashtëm .

Malevski sqaron se është mirë ideja që Gruevski ngre nivelin e bisedimeve, nga negociatorë në një ekip që do të kryesohet nga vetë kryeministrat, por për këtë, sipas tij, palët duhet të ndryshojnë perceptimet, pasi këto dy figura duhet të shpërlajnë imazhin nacionalist që kanë mbjellë në shtetet respektive. Sipas tij, iniciativa e Gruevskit është e pafuqishme dhe naive për ndryshimin brenda një dite të gjithë urrejtjes që është përjetuar prej kohësh mes palëve.

"Ka shumë naivitetet në tërë këtë qasje, dhe ky problem nuk mund të zgjidhet kështu, dhe nuk mund të vijë deri tek një takim i tillë.... Ne e përjetojmë Samarasin si pasqyrë e nacionalizmit grek nga vitet 90-ta që e pengoi shtetin që nga hapat e parë. Ndërsa ata e përjetojnë kryeministrin si ultra-nacionalist. Pra gjatë punës të ndryshohet ky perceptim dhe të fillojmë të bëjmë hapa më të shpejtë drejt zgjidhjes...Mendoj se gabojnë edhe presidenti dhe kryeministri kur besojnë se me një të ulur në tavolinë mendoj se do të bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Me rëndësi është që të fillojë ky proces tek ne dhe të shkrihet akulli mes dy shteteve tona që do të rezultojë me zgjidhje përfundimtare", deklaroi Denko Malevski, ish ministër i jashtëm.

Në letrën që Gruevski i dërgoi një javë më parë homologut samarras, theksonte idenë se ishte i gatshëm për ngritjen e nivelit të negociatave, me ekipe që do të kryesoheshin nga vetë ata, por vetëm pasi Greqia të kishte mbështetur Maqedoninë për marrjen e datës së negociatave me BE-në. Gruevski kërkonte edhe takim për zyrtarizmin e kësaj ideje. Deri tani, asnjë përgjigje nga Athina Zyrtare, edhe pse ndër mediat greke ka komente se kjo ide është një hile e Gruevskit. Sipas gazetës Etno, "kryeministri i IRJM-së e gjeti veten në një situatë të palakmueshme, por në vend që të jetë auto-kritik, konsideron se përgjegjësinë për gjithçka duhet ta mbajnë të tjerët dhe mendon se përmes 'trukeve në komunikim' do të mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare dhe popullin e tij. Semra Jakupi