Surprise Me!

Dënime me burg për protestuesit e 2 marsit!

2015-08-21 0 Dailymotion

Gjykata Themelore në Shkup ka dënuar sot me burg tetë persona të përfshirë në protestat e 2 marsit. Gjashtë persona tjerë janë dënuar me kusht ndërsa 3 të tjerë janë lënë të lirë. Pesë të akuzuar u dënuan me nga 8 muaj burg, ndërsa një person i cili ndodhet në arrati u dënua me 1 vjet burg. Nga ana tjetër ende nuk është shqiptuar asnjë masë ndëshkuese kundër protestuesve maqedonas të cilët protestuan kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes dhe nxitën protestën e 2 marsit.<br /><br />"Fillimisht të them se prokuroria kundër tre personave e tërhoqi padinë, sepse nuk kishin argumente për ata tre persona. Akt-vendimi i sotëm, relativisht jemi të kënaqur nga dënimet, nga shkaku se vetëm njërit që është në ikje, iu shqiptua dënim prej një viti, të tjerëve ju shqiptuan dënime ndër një vjet, që u mbulohet me paraburgimin që ua caktoi gjykatësi hetues. Dhe në seancën e sotme Këshilli gjyqësor soli vendim që të anulohen masat të cilat kanë qenë të caktuara nga Gjykatësi hetues, masa paraburgim për 7 persona dhe masat preventive të cilat u ishin caktuar të tjerëve", tha Asmir Alispahiç, avokat i të akuzuarve.<br /><br />Sipas prokurorisë gjatë protestës së 2 marsit është shkaktuar dëm në vlerë prej 9 milion denarëve. Bëhet fjalë për dëmtimin e makinave të MPB-së, mbi 15 vetura private, një autobus i djegur tërësisht dhe një i dëmtuar. Afro 20 pjesëtarë të MPB-së kanë qenë të lënduar gjatë protestës. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon