LISBONË - Kryeministri Pedro Passos Coelho tha se partnerët e qendrës së djathtë të koalicionit kanë premtuar të ruajë mbështetjen e tyre për qëndrueshmërinë e qeverisë në mënyrë që të shmangin zgjedhjet e parakohshme.

Kriza u shkaktua pas dorëheqjes së ministrit të Financave, Vitor Gaspar, i cili tha se vendi do ta ketë të vështirë të zbatojë shkurtimet e nevojshme për një këst të tretë kredie prej disa miliardë eurosh.

Ai kërkoi nga Brukseli rishikimin e planit të shpëtimit, duke thënë se masat aktuale të shtrëngimit nuk po japin efekt.

Pasiguria politike kishte bërë, që norma e interesit për bonot 10-vjeçare portugeze të kapnin shifrën mbi 8%, por të premten kjo ra përsëri në 6.8%.

Në vitin 2011, Portugalia për të mos falimentuar mori një paketë ndihmë me vlerë më shumë se 78 miliardë euro me kusht që Lisbona të zbatonte masat shtrënguese.

Portugalia është një prej vendeve më të goditura nga kriza e Eurozonës, e cila që prej 2 vjetësh ndodhet në një recesion të thellë, ku ekonomia pritet të tkurret edhe me 2,3% më shumë gjatë këtij viti.