Kontrolle pa paralajmërim ndaj farmacive ka nisur Ministria e shëndetësisë dhe Byroja e ilaçeve. Kontrollet u njoftuan sot nga ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov i cili sqaroi se ky aktivitet ka për qëllim identifikimin e ilaçeve jo cilësore, dhe ato me afat të skaduar. Todorov theksoi madje, se në rast të kapjes me ilace të skaduara, farmacitë, prodhuesi si dhe importuesi do të dënohen me 25 mijë deri në 50 mijë euro.

"Fillojmë me këtë lloj kontrolli, pa paralajmërim. Ilaçet do t'i marrim direkt nga raftet ku janë vendosur, atje do të kontrollojnë përbërjen e ilaçit, cilësinë, efikasitetin por edhe të shohim nëse është respektuar edhe zinxhiri i transportit të ilaçit. A është ruajtur në temperaturë të duhur, a është transportuar mirë, mos ka afat të skaduar etj. Nëse vërejmë ndonjë anomali menjëherë do të merren masa ndaj tyre ku do të zbulohen këto probleme", tha Nikolla Todorov, ministër i arsimit.

"Në dokumentacionin që posedojnë ilaçet, së pari, duhet të figurojë regjistrimi i tyre dhe analizat laboratorike. Nëse ka analiza të tilla, atëherë ilaçi futet në shitje, mirëpo pas kësaj, për çdo seri tjetër që futet brenda shtetit, është e nevojshme që të gjitha subjektet që kryejnë shpërndarjen e tyre. Më pas në si inspektor jemi të obligueshëm të bëjmë kontrolle në farmaci", u shpreh Katerina Aleksovska, drejtore e Byrosë së Ilaçeve.

Sipas Todorovit, deri tani janë vizituar 150 faramaci nga të cilat janë marrë 250 ilaçe për analiza nga 34 prodhues. Nga rezultatet e deritanishme për 18 ilaçe, është konfirmuar se janë cilësore dhe efikase, si dhe plotësojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim. Melihate Rustemi