Do të mjaftonte që të kaloni 2 herë semaforin me të kuqe apo të kapeni nga policia 2 herë brenda vitit duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe do të rrezikoni të humbisni patentën. <br /><br />Kjo ndodh pasi tashmë ka hyrë në fuqi sistemi i ri i pikëzimit të lejeve të drejtimit. Por për ekspertët ky ligj është i drejtë, por ka mangësi pasi nuk ka ende një faturë ekonomike. <br /><br />Në intervistën për TV "A1 Report", eksperti Hoxha thekson gjithashtu se nëse realisht do të vihej në zbatim ky ligj do të ulte ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore.
