Surprise Me!

Instituti i Shëndetit Publik: Qytetarët mos konsumojnë ujin e depozitave

2015-08-21 8 Dailymotion

Tiranë - Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos konsumojnë ujin e depozitave. Alarmi vjen pas kontolleve të shumta nga specialistët e këtij instituti, të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është jo higjienik, burim sëmundjesh për shkak të mikrobeve të shumta në to.

Specialistja pranë Institutit të Shëndetit Pulbik, Zaira Poga, apelon që çdo qytetar apo subjekt të pastrojnë depozitat vetiake të ujit.

"Monitorimi i ujit të pijshëm kryhet çdo ditë nga Drejtoria e Shëndetit public për t'u garantuar qytetarëve një cilësi dhe shëndet të mirë për popullatën. Por, problem qëndron te depozitat e ujit. Ka mjaft familjarë të cilët kanë vite e vite që kanë depozita uji dhe nuk i kanë të pastruara dhe dezinfektuara.

Uji në këto depozita nuk rekmandohet për pirje dhe vetë qytetarët e dinë këtë gjë dhe thjesht blejnë. Por, rekomandimet e OBSH tregojnë që duhet konsumuar ujë higjenikisht i pastër. Pra, qytetarët duhet të marrin masa që depozitat të pastrohen dhe dezinfektohen", u shpreh Zaira Poga për mikrofonin e A1 Report.

Për të shmangur sadopak rrezikun e konsumimit të ujit nga depozitat, specialistja rekomandon që të paktën 2 hërë në vit të kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i tyre.

Buy Now on CodeCanyon