Më rastin e 50 vjetorit të tërmetit të Shkupit, një ndërtesë në lagjen e Aerodromit përjetoi një tërmet të simuluar. Për të provuar forcën dhe sigurinë e objektit, ekipet televizive dhe ato të punëtorëve të ndërtimit qëndruan në katin e nëntë të ndërtesës për të dëshmuar dridhjet.

"Ky vit është 50 vjetori i tërmetit në qytetin e Shkupit që ndodhi në vitin 1963. Moto e këtij projekti është "Shkupi përkujton", viktimat e tërmetit si dhe rrënojat në qytetin e Shkupit ku 85% e tij u shemb", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Lëkundjet u shkaktuan me panele artificialë që prodhonin dridhje, të ngjashme me ato të një tërmeti të vërtetë. Megjithë lëkundjet e mëdha, objekti nuk pësoi asnjë dëmtim.

"Unë, nga ky vend pohoj me siguri se kjo ndërtesë e "Adora ingineering" mund të përballojë tërmet japonez, mos dhëntë Zoti askush nuk do, pa asnjë viktimë ", tha Vanço Çifliganec, drejtor ekzekutiv i "Adora ingineering".

"Ne kemi bërë testime në të gjithë territorin e Jugosllavisë, të themi në Beogradin e ri atëherë, në një sërë ndërtesash kishte testime por prej '90-tës deri sot, një test i tillë në banesa është bërë për herë të parë", tha Mihaill Garevski, drejtor i IIS-së.

Ky projekt u realizua nga firma e ndërtimit "Adora" në bashkëpunim me "Izis" dhe Institutin për Inxhinieri dhe sizmologji, në përkujtim të viktimave të tërmetit të vitit 1963 dhe promovimit të sigurisë moderne të banesave. Ferikan Iljazi