Surprise Me!

BDI-së nuk ia prish terezinë qëndrimi i Qeverisë!

2015-08-21 0 Dailymotion

BDI nuk e sheh veten në reagimin e djeshëm me shkrim të Qeverisë, edhe pse një ditë më parë qeveria theksonte se nuk ka nevojë për debat kur nga Athina nuk ka as sinjalin më të vogël për përgjigje. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi se BDI-ja nuk ka kërkuar që Maqedonia të pozicionohet në lidhje me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic, por vetëm hapjen e debatit rreth këtij propozimi, si në vend ashtu edhe në rajon.

"Ne nuk po kërkojmë që Maqedonia të dalë dhe të pozicionohet nëse është 'pro' ose 'kundër' propozimit të fundit të z. Nimic. Ne jemi që të fillojë debati publik transparent në shoqëri, mbi bazë të propozimit të z. Nimic. Edhe atë ky debat të hapet jo vetëm në Maqedoni. Qëllimi jonë është që ky debat të transferohet edhe në shoqërinë greke, edhe në rajon, edhe në komunitetin ndërkombëtar", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Megjithatë në reagimin e djeshëm të Qeverisë thuhej qartë se nuk ka nevojë për debat publik, duke nënkuptuar se gjithë fushata e BDI-së është e kotë dhe se fjalën e fundit nuk e kanë as politikanët dhe as partitë politike, por vetëm populli me referendum. Ndërkaq LSDM-ja opozitare vazhdon të këmbëngulë në takim liderësh në lidhje me çështjen e emrit. Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov vlerëson se Gruevski po tenton ta monopolizojë çështjen e emrit.

"Fatkeqësisht debati publik tashmë po zhvillohet jashtë institucioneve normale dhe jashtë partive politike. Debati po zhvillohet mes partnerëve të koalicionit, të cilët mes komunikatave dhe zbardhjen e propozimit të Nimic, konkretisht nga Ahmeti në Bullgari, tashmë po zhvillojnë debatin në media. Është e qartë se Gruevski tashmë ka njoftuar disa parti politike për propozimin, dhe ky propozim po del në opinion. Ne mendojmë se duhet të thirren të gjitha partitë relevante që tu thuhet qëndrimi. Kështu del se Gruevski dëshiron të monopolizojë çështjen e emrit", tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi se pavarësisht kundërshtimeve, çështja e emrit duhet të shtyhet përpara. Sipas tij, vendi po zhytet në probleme teksa pret zgjidhjen për kontestin e emrit dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

"Mund të ketë kundërshtime, mund të ketë shtyrje të procesit, por domosdo ne do të rikthehemi te burimi. Andaj ne mendojmë që koha është tani, pasi si pasojë e vend-numërimit, mbetjes në vend, Maqedonia po ngulfatet me probleme të tjera. Në një periudhë të ardhshme ne edhe do të duhet të gjejmë një zgjidhje për çështjen e emrit, por do të na mbesin problemet të cilat janë paraqitur në këtë periudhë kur ne nuk po lëvizim drejt proceseve të integrimit", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, sipas të cilit zgjidhja e çështjes së emrit është ekskluzivitet i maqedonasve. Sipas Bujar Osmanit, ky është mentaliteti i PDSH-së që vazhdon të mos e ndjejë popullin shqiptarë si shtet-formues në Maqedoni. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon