I akuzuari për sulmin terrorist në Boston Xhohar Carnaev, në paraqitjen e parë para gjykatës e shpalli veten të pafajshëm. Ky amerikan me prejardhje çeçene akuzohet për 30 vepra penale, mes të cilave edhe për vrasjen e tre personave në maratonën e Bostonit dhe një polici gjatë kohës që ishte në arrati. Nëse shpallet fajtor, me siguri atij do t'i jepet dënimi me vdekje. Kjo është hera e parë që 19 vjeçari Carnaev paraqitet para gjykatës. Në gjykatë ishin të pranishëm edhe disa të lënduar në sulme, si dhe anëtarë të familjeve të viktimave.<br /><br />"Nuk ndihem mirë dhe më dhemb stomaku. Kjo është një situatë e stresueshme për mua. Njëkohësisht ndjej shumë mllef dhe dhimbje. Më vjen keq për të gjithë që pësuan atë ditë", tha Liz Noren, nëna e një viktime.<br /><br />Xhohar Carnaev u arrestua disa ditë pas sulmit që ndodhi më 15 prill. Në këtë sulm, humbën jetën 3 persona dhe u lënduan 260 të tjerë. Vëllai i tij bashkëpjesëmarrës në sulm, Tamerlani, u vra gjatë përleshjes së armatosur me policinë. Petar Bllazhevski