Surprise Me!

Ohër, zjarri i merr jetën nënës dhe foshnjës

2015-08-21 3 Dailymotion

Tragjedi në qytetin e Ohrit. Nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë e improvizuar, janë djegur nëna dhe foshnja e saj 7 muajsh. Tragjedia ndodhi herët në mëngjes. Dy automjete të zjarrfikësve menjëherë arritën në vendin e ngjarjes për tu përballur me flakët, por nga vendbanimi ngeli vetëm hiri. Supozohet se shkak për zjarrin është mjeti për ngrohje.<br /><br />"Me siguri është vërtetuar nga ana ime dhe ekipi përkatës i SPB Ohër se në këndin e dhomës së fëmijës është përdorur koftor për ngrohje sepse netët janë të ftohta dhe përdorej koftori në orët e mëngjesit. Koftori ishte vendosur në murin juglindorë të këndit dhe ishte kapluar tërë muri", deklaroi Spase Prentoski, komandant i shërbimit të zjarrfikësve.<br /><br />Zjarrfikësit ë fillim e kanë vërejtur trupin e shkrumbuar të nënës, ndërsa më pas e kanë gjetur edhe foshnjën në krevatin e improvizuar në dhomën e fëmijëve. Në vendngjarje autoritetet bënë kontrollin në praninë e gjykatësit hetues, kurse obduksioni i kufomave do t'i zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes. Bojana Simonoviq

Buy Now on CodeCanyon