FIER- Mbi 700 punëtorë të kompanisë "ARMO" vazhduan edhe sot protestën kundër bllokimit të punës nga tatimorët. Protestës së sotme të punëtorëve të rafinerisë së Fierit i janë bashkuar dhe ato të uzinës së Ballshit.

Me pankarta në duar ata kërkojnë largimin e inspektorëve tatimorë : "Kthejani naftën ARMO-s" "Boll me presione", Uzina është e jona " "Zhbllokoni llogaritë" shkruhet në pankartat që punëtorët mbajnë në duar.

Protesta si dje po zhvillohet në sheshin përballë uzinës së Rafinerisë së Naftës. Ndërkohë që në mbështetje të agjentëve tatimorë janë dhe Policia e Rendit, mes tyre nëndrejtori in policisë së Fierit, dhe shefi i komisariatit të Fierit, Nazer Plaka.

Protestuesit kanë tentuar t'u afrohen makinave të tatimorëve por nuk janë lejuar nga policia.

Sekuestrimi nga ana e tatimorëve është quajtur i paligjshëm nga ana e drejtuesve të kompanisë. Drejtori Bledar Myftaraj tha dje se se prej një jave ushtrohet dhunë psikologjike ndaj punonjësve të "Armo"-s, dhe veprimet e grupit të hetimit tatimor ai i ka quajtur të paligjshme , pasi nuk ekziston sipas tij asnjë shkresë zyrtare apo njoftim për këtë bllokim të veprimtarisë prodhuese të uzinës.

Ai vuri në dukje rrezikun e shpërthimit si pasoje e ndalimit të punës në rafineri.

"Mbyllja e saj për 72 orë, - theksoi Myftaraj, - sjell pasoja katastrofike për qytetin, sepse parashikon një Gërdec të dytë për nga procesi tekonologjiko-kimik. Pjesë të strukturave shtetërore kanë mbi 8 ditë që bëjnë presion përmes Tatimeve për të na penguar në punë. Ato nuk kanë urdhër bllokimi. Në këto kushte, bllokimi i punës rrezikon jetën e njerëzve, punonjësve dhe ndotje ekologjike. Punonjësit e Rafinerisë janë të irrituar, sepse ky është një veprim i paprecedentë, që kërkon përmes gjobave, aksionet e kompanisë,"- nënvizoi dje drejtori.