Njëzet familjet e komunitetit rom në rrugën "Mine Peza" në kryeqytet janë përplasur sot për herë të dytë me përmbaruesin privat, të cilët kishin shkuar për t'i kërkuar lirimin e banesave.<br /><br />Gjatë këtyre momenteve nuk kanë munguar kërcënimet për vetëflijim nga banorët. Ata shprehen se prej 50 vitesh banojnë aty.<br /><br />Brenda 10 ditësh banorët janë përballuar dy herë me përmbaruesin privat dhe përfaqësuesin e ish pronarit, ndërsa uniformat blu të komisariatit numër tre kanë qenë prezent për të kontrolluar situatën.