Surprise Me!

Prokuroria: Burgim i përjetshëm vrasësit të kryekomisar Tahirajt

2015-08-21 9 Dailymotion

TIRANË -- "Ilir Xhakja duhet të qëndrojë përjetë në burg". Kjo eshtë kërkesa e prokurorit të çështjes, në Krimet e Rënda, Eugen Beci, lexuar sot paradite në sallën e gjyqit, në procesin në ngarkim të të akuzuarit për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca e radhës në ngarkim të fortit të Shijakut, ku përfaqësuesi i akuzës lexoi pretencën prej 13 faqesh.

Prokurori ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ilir Xhakjan, për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, dhe 10 vjet burg për plagosjen e Lena Ndokajt. Prokuroria argumenton se Xhakja paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore prandaj duhet të jetë në burg përjetë.

Në ato çfarë ka ofruar akuza para trupit gjykues të kryesuar nga Bardhyl Dhama dhe avokatit të të pandehurit, thuhet se, Ilir Xhakja e ka ditur që Tahiraj ishte oficer policie në momentin që e ka qëlluar, pasi viktima i ka pasur të gjitha shenjat dalluese. Mbi Xhakjen rëndojnë edhe akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes.

I akuzuari nuk ndodhej në sallën e gjyqit, ndërkohë që konkluzionet e mbrojtjes do të lexohen në seancën e caktuar në datën 24 korrik.

Adem Tahiraj u qëllua nga Agim Xhakja më 13 shtator 2012, kur komisari i Shijakut i kishte ndaluar nipin dhe po e shoqëronte për në komisariat, pasi drejtonte një makinë
pa dokumente.

Ilir Xhakja ekzekutoi Tahirajn me breshëri automatiku rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.

Buy Now on CodeCanyon