Surprise Me!

Gruri, mullisët mbështesin masat me Serbinë

2015-08-21 1 Dailymotion

Ndryshe nga çfarë pritej, mullisët mbështetën masën qeveritare e cila kushtëzon importin e grurit. Sipas masës qeveritare, për një sasi të caktuar të miellit të importuar dhe drithërave, së pari duhet të blihet një sasi e caktuar nga prodhimi vendas. Mullisët kërkojnë që kjo masë të vlen për 6 muajt e parashikuar. Me këtë mbështetje Ministri i Bujqësisë do të udhëtojë më datën 22 të këtij muaji në Beograd për të diskutuar në kuadër të CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes vendeve të rajonit.

"Me përjashtim të mullisëve dhe rajoneve të caktuara, e mbështesin vendimin e Qeverisë të miratuar për mbrojtjen e tregut të brendshëm të grurit dhe miellit, duke e lidhur importin dhe blerjen e miellit dhe grurit, me miellin vendor", deklaroi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Pikërisht ndalesa për importin e grurit dhe miellit është paralajmërim për një luftë tregtare që Maqedonia do të ketë në rajon, me Serbinë dhe Kosovën, të cilat nuk pajtohen me masat e qeverisë maqedonase dhe besojnë se përbëjnë shkelje të marrëveshjes CEFTA. Megjithatë, Ristovski nuk kishte asnjë informacion lidhur me çmimin që do ta blejnë grurin rajonet si Prilepi, për 14 apo 12 denarë kilogrami.

"Sa i përket blerjes dhe çmimit mendoj se mullisët vendorë, në një farë mënyre, në takimet që ishin mjaft intensive muajin e kaluar, në ministrinë dhe në Odën Ekonomike, i pranuan çmimet e rekomanduara dhe blerja zhvillohet me këto çmime. Së paku ne nuk kemi njohuri se zhvillohet me çmime të tjera", u shpreh Vasko Ristovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Mullisët preferojnë më shumë grurin vendas, edhe pse këtë vit, ai është me cilësi më të dobët nga ai i importuari. Deri tani janë blerë 55 mijë ton grurë, ose 20 për qind e nga 280 mijë tonëve të pritur. Goran Temenugov

Buy Now on CodeCanyon