Krujë - Tregu i qytetit të Fushë-Krujës lë për të dëshiruar, pasi produktet ushqimore tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Infrastruktura e tregut është tejet e amortizuar, ndërsa produktet ushqimore, apo veshmbathjet tregtohen midis rrugëve të dëmtuara, pirgjeve me mbeturina, pusetave të hapura dhe pluhurit që krijohet nga automjetet që lëvizin.

Tregtarët thonë se askush nuk është interesuar për këtë problem dhe se kushtet e tregtimit janë të papërballueshme për ta.

"Tregu i Fushë-Krujës nuk është i rregullt. Si nga papastërtia, si nga ambjenti përreth. Jemi ankuar disa herë, asnjë gjë nuk është bërë deri më sot", shprehen tregëtarët.

Nga ana tjetër, edhe drejtori i Institutit të Higjienës në Fushë-Krujë, Durim Kulli pranon situatën dhe fajëson vetë tregtarët ambulantë për këtë situatë.

"Shumë nga tregëtarët ambulantë dalin në rrugë, shesin vend e pavend mes pluhurit diellit dhe faktorëve të tjerë mjedisor që normalisht që ndikojnë në cilësinë dhe rrezikut për sëmundje që vijnë nga konsumimi i këtyre produkteve që tregëtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare", tha për A1 Report drejtori i higjenës, Durim Kulli.

Për një kohë të gjatë tregtarëve u është premtuar ndryshimi i kushteve nga ana e pushtetit lokal por ende nuk është bërë asgjë.