FIER - Krimi në familje nuk ndalet dhe shënon viktimën e radhës. Ngjarja e rëndë u shënua kësaj herë në fshatin Vajkan të Fierit. Këtë herë ka qenë gruaja ajo që ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj duke e plagosur rëndë.

Sipas policisë së Fierit, 23 vjeçarja, Arlinda Hasani pas një sherri me bashkëshortin e saj Besmir Asllani, 32 vjeç e ka goditur disa herë me thikë. 32-vjeçari është transportuar me urgjencë në kirurgjinë e Fierit, pasi është goditur me thikë në veshka dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pike karburanti, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe babai i 32-vjeçarit të plagosuR.

Demir Asllani tregon se ndërmjet çiftit ka patur disa konflikte, por sipas tij veprimi i nuses së shtëpisë është i patolerushëm. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike mendohet të jetë shkaku kryesor i ngjarjes.

"Ata kanë pasur probleme herë pas here, grindeshin për gjëra të kota,"- shpjegon ai.- "Shkak dyshohet gjendja e rëndë ekonomike. Ata kanë dy vajza, nje foshnje 5-muajshe, që tani nuk e dime se kush do ta mbajë se është me gji, kurse fëmija tjetër, vajza 7 vjeç, ndodhet tek prindërit e nuses në Greqi."

Çifti ka dy vajza, një foshnje 5 muajshe dhe një vajzë 7 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Greqi tek prindërit e 23-vjeçares. Policia ka arrestuar autoren, Arlinda Asllani dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.