DEVOLL- Krimet në familje s'kanë të sosour. Në Devoll nusja e djalit akuzon vjehrrin për marrëdhënie seksuale me dhunë prej gati 3 muajsh.

Sipas policisë, nga denoncimi i nuses së djalit Fatime Topi 36 vjeçe, u arrestua Karafil Topi, 72 vjeç, me akuzën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë që prej muajit prill e deri tani me të renë.
Banorët e fshatit mbajnë anën e të moshuarit. Sipas tyre 72 vjecari është i pafajshëm, ndërsa nusja e djalit, ashtu si edhe ky I fundit thonë se janë me aftësi të kufizuara psiqike.

Në këto kushte, sipas banorëve të fshatit historia e nuses është vetëm një trillim.

E reja kishte 5 fëmijë dhe jetonte bashkë me vjehrrin dhe bashkëshortin e saj në këtë këtë banesë që duket se do të shembet nga moment në moment, si dhe përballen prej kohësh me një gjendje të rrënuar ekonomike.

Menjëherë pas denoncimit të 36-vjeçares, policia e Devollit ka arrestuar të moshuarin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Një rast i ngjashëm u zbulua disa javë më parë edhe në fshatin Topojë të Fierit.