Dhjetëra gra artizane nga Struga, Pogradeci dhe Velipoja e Korçës morën pjesë me punimet e tyre në panairin artizanal dhe atë të ushqimit në qytetin e Strugës. Punimet e paraqitura ishin dëshmi e vazhdimësisë së traditave të pasura të këtyre zonave në fushën e artizanatit popullor, sektor ky që po gjallërohet vitet e fundit falë edhe zhvillimit të turizmit.

"Pikë tjetër kulminante është edhe përpilimi i gudës me ushqime tradicionale dhe punës të dorës, ku do të jenë numrat e telefonit dhe të gjitha fotografitë nga punimet e dorës dhe ushqime tradicionale, dhe më këtë u mundësojmë grave të bëjnë inicimin, fillimin e një mini-biznesi të vogël", tha Nurie Zhaku, Shoqata "Aureola".

Pjesa më e madhe e artizaneve janë nga zonat e rrethit të Strugës. Artizanet nga Tushemishti dhe Veskopoja merrnin pjesë me punime dekorative artizanale, të gjitha të punuara me dorë.

"Vijmë nga Voskopoja,punime me grep ,unaza,rruazat dhe me gjitha llojet e punimeve. Jemi më një shoqatë të grave".

"Vijmë nga Tushemishti i Pogradecit. Prezantohemi me punime artizanale të ndryshme, me punë dore si me shtiza, grep, qëndisje, punime nga më të ndryshme. Kemi ardhur këtu në bashkëpunim me shoqatën e Strugës-Tushemisht-Voskopojë. Jemi një pikë e përbashkët që bashkëpunojmë me zonat ndërkufitare. E kemi pasur këtë traditë".

"Jemi gratë e fshatit Kalisht, që është një zonë turistike... Dhe në këtë panair promovojmë ushqime tradicionale, të rrethit. Të gjitha këto ushqime janë bërë nga duart e grave të fshatit tonë. Ka edhe të traditës së hershme. Kjo sheqerpare që e kam bërë unë është 150 vjet traditë, e ka bërë gjyshja, nëna ime dhe tani e bëj unë dhe mendoj tua lë edhe fëmijëve të mi".

"Vij nga Kalishti dhe prezantohem me bakllavën, është bakllavë tradicionale".

"Unë sot prezantohem me kifle dhe bukë pogaçe".

Por më të kënaqurit mbetën besoj të gjithë ata që provuan nga ushqimet e këtyre grave, që kishin gatuar ushqime të mrekullueshme.

Kemi provuar peshkun, usfiç me narden prej kumbulle dhe hudhra. Të gjitha janë tradicionale edhe petë prej misri me presh, është shumë e mire edhe pogaçe ngjish e piq."

"Ka ushqime të kohës së mëparshme, të vaktit. Ka bukë misri, petë misri. Unë provova nga të gjitha nga pak. Mua më pëlqeu buka e misrit më shume, kurse ëmbëlsirat i lash për në fund".

Në këtë panair, të pranishëm mes qytetarëve të shumtë ishte edhe Kryetari i Komunës Ziadin Sela dhe përfaqësues restorantesh dhe hotelierësh. Durim Etemi