Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian janë duke biseduar lidhur me fatin e organizatës shiite libanez 'Hezbollah" si organizatë terroriste apo jo. Vendimi për të cilin nevojitet pajtueshmëri nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, do të hapin rrugën për sanksione evropiane kundër kësaj organizate. Raportet e deritanishme informojnë se ministrat ende janë larg konsensusit. Kundërshtarët e ndëshkimit të Hezbollahut pohojnë se vështirë do të mund të ndahet krahu politik nga ai ushtarak i këtij grupi, dhe se ekziston rreziku nga destabilizimi i situatave të brendshme politike në Liban. Hezbollahu i cili bashkëpunon ngushtë me autoritetet iraniane, ishte i ndërlidhur me sulmin me bombë në Bullgari, vitin e kaluar, kur u vranë pesë turistë izraelitë.<br /><br />"Propozimi që e kishim vënë në diskutim prej kohësh, më në fund është vendosur në tavolinë. Do bisedojmë dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë", tha Ketrin Eshton, përfaqësuese e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Alsat-M
