Plot 8600 CV janë dorëzuar deri tani në adresën online që Partia Socialiste ka vënë në dispozicion për të gjithë ata që janë të interesuar të provohen në skuadrën e re për Shqipërinë. Milena Harito deputeja e kësaj force politike në një intervistë për "A1 Report" është shprehur se qëllimi i mbledhjes së këtyre të dhënave është që të bëhet sa me transparent procesi i konkurseve për punësim në administratën shtetërore si dhe rritja e e cilësisë së rekrutimeve.
