Nuk përbën aspak ekzagjerim nëse pamjet që shihni do të klasifikoheshin me seriozitet si një çudi shqiptare.

Çudi për një arsye të thjeshtë, pasi dikush ka nisur të ndërtojë një pallat, komuna ka pajisur firmën me leje, ndërsa për të kaluar në katin e tretë këtij pallati i duhet të spostojë kabujt elektrikë.

Spostimi i kabujve elektrikë ka hasur në rezistencën e banorëve të zonës së njohur si "Liqeni i thatë" në kryeqytet të cilët thonë se komuna, CEZ dhe firma private duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi ata s'mund të jetojnë me rrezikun e përditshëm.

Por kabujt kanë qenë aty prej kohësh, dhe ende nuk dihet se si personi që ka firmosur lejen e ndërtimit të këtij objekti, ose nuk ka respektuar asnjë ligj, ose as ka dashur të dijë se kush do t'i vuajë pasojat e linjës së tensionit të lartë.

"A1 Report" merret prej dy ditësh me shqetësimin e banorëve, ndërsa asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk reagon për të gjetur një zgjidhje për këtë problem i cili rrezikon jo pak komunitetin e zonës.